Kapet hakeri i Barack Obamës

Hakeri që kërkohej për dhunimin e llogarisë në Twitter të presidentit amerikan, Barack Obama, është arrestuar në Francën qëndrore.
Pirati informatik, një francez 25 vjecar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, njihet në web me pseudonimin “Hacker-croll”.
Mes viktimave të tija janë edhe personalitete të spektaklit, mes të cilëve edhe këngëtarja pop Britney Spears.