E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i denuar me 17 vjet per vrasje

I denuar me 17 vjet burg qe ne vitin 2000, ka rene ne pranga nje 32-vjecar. Policia e Shtetit, ka bere te ditur dje, se ka vene ne pranga Vullnet Lishen, pasi ne vitin 1998, ka vrare kusheririn e tij, Urim Lisha. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te policise, i shumekerkuari ka rene ne pranga pas nje operacioni te posacem qe zhvilloi Drejtoria e Luftes Kunder Krimeve te Renda ne Departamentin e Hetimit te Krimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Arrestimi i te riut, lindur e banues ne Kukes eshte bere ne nje lagje te Tiranes, pasi Gjykata e Rrethit Kukes, me vendimin e dates 20 nentor 2000 e ka denuar me 17 vjet burg per vepren penale te "vrasjes".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›