E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet korrieri shqiptar me 1 kilogram heroine

Droga qe ju kap Orest Shehaj

Lece 14 prill NOA 8211 Nje shqiptar eshte arrestuar mesditen e stome ne Lece per trafik droge. Orest Sheaj eshte ndaluar nga karabinieret pasi ne bagazhet e tij i eshte gjetur nje kilogram heroine me vlere 250 mije euro. Sheaj udhetonte drejt Salentos dhe sipas policise dyshohet se 21-vjecari eshte pjese e nje rrjeti te madh droge ne Itali.

Korrespodenti i Agjencise NOA ne Itali raporton se i riu shqiptar e kishte fshehur drogen ne teshat qe kishte me vete ne valixhe.

Ai eshte kapur teksa kalonte ne stacionin qendror te Leces. Policia fillimisht nuk ka pasur dyshime per te riun shqiptar. Por kur jane afruar ekspertet e kontrolleve te bagazheve Sheaj ka dhene shenjat e para te pasigurise gje qe ka terhequr dhe vemendjen e agjenteve.

Sheaj eshte arrestuar dhe eshte derguar ne burg ku hetuesit e kane marre ne pyetje ne lidhje me destinacionin e doges. Mendohet se ai eshte korrier i nje sasie me te medha droge qe mund te kalonte ne lecke gjate diteve te fundit.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeArrestohen dy persona grabiten dyer dhe dritareDyqan droge ne apartament arrestohen dy vellezerit shqiptare ne ItaliPresidenti i Bregut te Fildishte arrestohet ne banesen e tijKundershtuan ligjin per ferexhete arrestohen dy graArrestohet kosovari i dyshuar per vrasje Lidhjearrestimi fshehur heroina karabinieret Lece Orest Sheaj tesha

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›