Kapet kreu i Sacra Corona Unita ne Shqiperi

Nje superoperacion i organizuar i antimafias italiane dhe i prokurorise shqiptare ka bere te mundur arrestimin e 9 pjestareve te organizates mafioze Sacra Corona Unita. Ne qytetin bregdetar te Vlores eshte prangosur njeri nga kreret kryesore te organizates Albino Prudentino. Operacioni i koduar me emrin Kalipso eshte shtrire ne fakt ne tre shtete ne Shqiperi Itali dhe Tajlande.
Ne vendin fqinj jane arrestuar 7 pjestare ndersa njeri eshte arrestuar ne Tajlande. Prokuroria e Leces kishte leshuar urdher-arrestet per te gjithe te arrestuarit nderkohe qe edhe dy pjestare te tjere mbeten ende ne kerkim. Operacioni per palen shqiptare i eshte besuar prokurorise se pergjithshme e cila ka pasur mbeshtetjen e policise se shtetit dhe te sherbimit informativ. Hetimet per kapjen e pjestareve te Sacra Corona Unita kishin filluar qe ne vitin 2008. Ata akuzohen per trafik nderkombetar droge per rrembime dhe grabitje. Organizata mafioze vepron ne zonen e Brindizit ne Itali.
Gent Hazizaj