Kapet kumanovari që kishte kultivuar "kanabis sativa" në shtëpi

Policia e Kumanovës ka ndaluar 36 vjeçarin me inicialet I.GJ, në shtëpinë e të cilit u gjetën rrënjë të mbledhura të llojit të drogës "kanabis sativa".
Sipas policisë, kumanovari kishte mbjellur 31 rrënjë kanabis në shtëpinë e tij nëpër saksi të luleve dhe se po kujdesej për to.
Pas informacioneve paraprake të siguruara nga organet policore, është realizuar operacioni i ndërhyrjes me ç`rast janë asgjësuar rrënjët kanabis të rritura deri në 1,5 metra dhe që ishin mbuluar me qese najloni, për tu mos u parë në rrugë./Indeksonline/