E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet mbi një kg kokainë në tiranë, arrestohen dy kushërinjtë, do u dorëzonin drogën shpërndarësve

Policia e kryeqytetit ka kapur një sasi kokaine që ishte e destinuar të shitej në Tiranë. Uniformat blu vunë në pranga Ismet Dajën, 58 vjeç, i dënuar më parë për krime ndaj jetës, dhe Kejdi Dajën, 26 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Ismet dhe Kejdi Daja u arrestuan në flagrancë në rrugën “Myslym Keta”, me një sasi kokaine, të cilën do t’ua shisnin personave të tjerë për ndarje në doza dhe shitjen e saj në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut.

Pas kontrolleve që u ushtruan në shtëpinë e tyre dhe në automjet, policia u sekuestroi 1 kilogram e 300 gramë kokainë.

Policia ka dyshime që në aktivitetin kriminal mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë, ndaj vijojnë hetimet për t’i vënë edhe ata përpara përgjegjësisë penale.

/vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›