E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me drogë në Itali shefi i policisë së burgut Fushe Krujë

Të tjera rreth shkrimit Shefi i policisë së burgut në Fushë- Krujë është arrestuar në Itali për akuzën e trafikut të drogës. Martin Gjoni, 52 vjeç u vu në pranga së bashku me dy shqiptarë të tjerë në Trieste të Italisë pasi në makinën në të cilën udhëtonin iu gjetën 14 kg lëndë narkotikeOperacioni më  1 mars 2013 ne Trieste Rastii/ Nje tjeter i denuar ne Itali, punonjes burgu TIRANE- Shefi i policisë së burgut në Fushë- Krujë është arrestuar në Itali për akuzën e trafikut të drogës. Martin Gjoni, 52 vjeç u vu në pranga së bashku me dy shqiptarë të tjerë në Trieste të Italisë pasi në makinën në të cilën udhëtonin iu gjetën 14 kg lëndë narkotike. Operacioni i arrestimit dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar u bënë publik nga mediat italiane më 1 mars.

Sot u mësua se Martin Gjoni, njëri prej tyre në momentin kur është arrestuar mbante postin e shefit të policisë së burgut në Fushë Krujë. Pas arrestimit ai është shkarkuar nga puna. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh kur zbulohet se një punonjës në drejtorinë e policisë së burgjeve arrestohen si persona me vepra penale. Tre shqiptarët e arrestuar ishin Florian Palaj 25 vjeç, Gjovalin Gjoka 52 vjeç dhe Martin Gjoni 51 vjeç.

u arrestuan pasi gjatë kontrollit në makinën e tyre tip BMË, u gjetën 14 kilogram marijuanë me vlerë tregu 100 mijë euro.

Lënda narkotike, e cila në treg nëse shitej do siguroheshin 100 mijë euro ishte fshehur në serbatorin e gazit të makinës dhe ishte ndarë në 7 pako në formë rrethore me nga dy kilogram secila. Bashkë me drogën policia sekuestroi edhe 4 mijë euro dhe 6 telefona celularë. Policia tha se droga vinte nga Shqipëria.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›