E Martë, 3 Nëntor 2026

Kapet me kokainë me vlerë 600 mijë euro, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Policia franceze ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptarpasi u kap duke transportiuar kokainë.

Siaps mediave ndërkombëtare 25-vjeçari shqiptar është arrestuar në zonën e pushimit St Léger, në A10, në Charente-Maritime.

Doganierët francezë i bënë shenjë ndalimi dhe gjatë kontrollit të mjetit i gjetën në makinë 9 kilogramë kokainë.

Sipas burimeve droga ishte fshehur në kutinë e vendosur poshtë levës së marshit. Vlera e kokainës nëse do të hidhej në treg përllogaritet në rreth 600.000 euro.

25 vjecari shqiptar pritet të dalë këtë të martë përpara gjykatës së Saintes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›