Kapet në Tiranë 71-vjeçari me pistoletë, i moshuari i dënuar për vrasje: E mbaj për mbrojtje

Policia e Tiranës arrestoi një 71-vjeçar, pasi mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë.
Efektivët e komisariatit nr.4, vunë në pranga Vladimir Këndellan, në kuadër të operacionit të koduar “Ekol ”.
I moshuari rezulton i dënuar më herët për vrasje në Gjermani.
Këndella është kapur në ambientet e një lokali. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet pistoleta dhe fishekët.
Sipas tij, armën e mbante për vetëmbrojtje, për shkak të vrasjes që kishte bërë në shtetin gjerman dhe kishte frikë nga hakmarrja.
71-vjeçari ka qenë i dënuar me 30 vjet burg, dënim të cilin e ka mbaruar përpara 2 vitesh dhe më pas është rikthyer në Shqipëri.
/vizionplus.tv