Kapet ne Vlore bosi i Sacra Corona Unita fshihej si biznesmen
Albino Prudentino nje nga kapot e organizates mafioze Sacra Unita Coroan ka menduar se Shqiperia eshte vendi ideal per tiu fshehur drejtesise deri diten e djeshme kur perfundoi edhe liria ne arrati. Thirrjes SOS te agjencise italiane antikrim i jane pergjigjur autoritetet shqiptare te cilat kane arritur te identifikojne dhe arrestojne te shumekerkuarin nga autoritetet e Romes. Ai eshte arrestuar ne shtepine e tij ne qytetin bregdetar shqiptar njeheresh me anetaret e tjere te rrjetit mafioz ne Itali. Policia e vendit fqinj njoftoi realizimin e operacionit te koduar me emrin Calipso ku jane arrestuar 9 persona ndersa dy te tjere jane shpallur ne kerkim. Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise dhe Policia e Shtetit njoftuan diten e merkure ndalimin e 59-vjecarit Prodentino.
Arrestimi
Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Pergjithshme si dhe ne koordinim me Karabinierine e Leces dhe Prokurorine Distretuale te Antimafies Lece Itali organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e perbashket te koduar CALIPSO ne kuader te te cilit eshte bere i mundur arrestimi i shtetasit italian Albino Prudentino vjec 59 lindur ne Ostuni Brindisi person i shpallur ne kerkim nderkombetar nga organet italiane te drejtesise - thane dje burimet zyrtare. Sipas tyre ky shtetas ishte nje nga drejtuesit e organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita. Ndaj shtetasit Albino Prudentino Gjykata e Leces ka leshuar urdhrin e arrestit te dates 20.09.2010 per bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal italian.
Ky shtetas gjate viteve 2005 - 2009 ne Mesagne Ostuni dhe ne rrethinat e Brindisit ka marre pjese ne nje organizate kriminale e tipit mafioz me qellim trafik droge dhe grabitje ne rrethana renduese.
Operacioni
Gjykata e Leces ne kuader te ketij operacioni ka leshuar 11 urdher-arreste ku ne tre shtete te ndryshme eshte bere i mundur arrestimi i 9 personave perkatesisht ne Itali jane arrestuar 7 persona 1 eshte arrestuar ne Tajlande dhe 1 ne Shqiperi. Hetimet ne kuader te operacionit kane nisur qe ne vitin 2008. Aktualisht per te kerkuarin nderkombetar Albino Prudentino po kryhen procedurat perkatese me qellim ekstradimin e tij drejt shtetit italian. Sipas mediave italiane me date 1 tetor pritet te zhvillohet seanca gjyqesore per nisjen e procedurave te ekstradimit.
Historia
Albino Prudentino njihej si eksponent i krimit prej disa vitesh. Ne 2001-shin ai u arrestua per kontrabande. Edhe ne vitin 2005 ai u perball serish me probleme nga Drejtesia italiane. Por vitet e fundit anetari i Sacra Corona Unita gjeti strehe ne Shqiperi duke jetuar pa telashet e se kaluares se tij. Ai investoi per ndertimin e nje pallati ku katet e para te tij u bene pika te ndryshme tregtimi. Ne katin e trete te pallatit kishte apartamentin e banimit. Prudentino ka arritur qe ti shpetonte Drejtesise deri diten e merkure kur u prangos fale bashkepunimit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane. Pas operacionit te perbashket te kater shteteve te koordinuar nga Europol dhe Eurojust i kurorezuar me sukses ne qershorin e ketij viti ky mbetet nder aksionet me te suksesshme te realizuara nga Shqiperia dhe Italia ne goditjen e krimit te organizuar.
CALIPSO - TE ARRESTUARIT
Giuseppe PENNA - 36 vjec themelues i Sacra Corona Unita
Albino PRUDENTINO - 59 vjec
Bruno BEMBI - 48 vjec
Nicola NIGRO - 36 vjec
Giovanni VICIENTINO - 48 vjec
Maurizio VICIENTINO - 34 vjec
Angelo CAVALLO - 38 vjec
Tiziano MAGGIO - 33 vjec
30 Shtator 2010