Kapet rreth 700 kg kanabis, pranga nje trafikantiNga "BalkanWeb"Mbi 676 kg kanabis sativa janë sekuestruar dje në mbrëmje në gjirin e Bunecit, Sarandë nga një operacion antidrogë i policisë. Droga do të trafikohej për në Greqi nga disa persona, një p
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kapet rreth 700 kg kanabis, pranga nje trafikantiNga "BalkanWeb"Mbi 676 kg kanabis sativa janë sekuestruar dje në mbrëmje në gjirin e Bunecit, Sarandë nga një operacion antidrogë i policisë. Droga do të trafikohej për në Greqi nga disa persona, një prej të cilëve është identifikuar dhe arrestuar. Trafiku u pikas nga pajisjet dixhitale që survejojnë ujrat detare.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj konfirmoi sot paradite për mediat se pajisjet dixhitale shumë moderne që janë instaluar së fundi në survejimin e gjireve detare ku është dyshuar gjithmonë se trafikohej drogë, mbrëmjen e djeshme pikasën një mjet të dyshimtë në det që ishte drejtuar nga toka.
“Nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare në Durrës, e pajisur me aparatura dixhitale, e inauguruar kohët e fundit, mbrëmë u dha rezultati i parë. Në orët e vona të datës 12.03.2010, u bë i mundur identifikimi i një mjeti lundrues, skaf, i cili po tentonte të vinte nga ishujt në veri të Korfuzit në drejtim të brigjeve shqiptare”,- tha Burgaj.
Burgaj theksoi se menjëherë u lajmërua policia e Sarandës, e Durrësit dhe ajo e Tiranës që në shpejtësi kanë mbërritur në vednin e ngjarjes. Operacioni u finalizua me gjetjen e lëndës narkotike të bërë gati për trafik nëpërmjet detit.
“Mbrëmë rreth orës 22.15, në vendin e quajtur plazhi i Bunecit, Sarandë, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth prej 676,25 kg lende narkotike e llojit cannabis sattiva. Kjo sasi lëndë narkotike është gjetur e sistemuar në 18 (tetëmbëdhjetë) çanta sportive në një automjet tip Benz furgon”,- tha Burgaj.
Ai theksoi se automjeti i përket shtetasit Kledjan Koka, 31vjec, lindur ne ë Progonat, Tepelenë e banues në Sarandë, i dënuar më parë në shtetin grek me 4.5 vjet burg për trafik të narkotikëve. “Makina drejtohej nga Kledjan Koka që është dënuar më parë me 5 vjet burg për trafikimin e lëndëve narkotike”,- tha Burgaj. Dyshohet se personi është larguar pasi është sinjalizuar për mbërritjen e policisë, por pas disa ore kerkimesh u arrestua ne Piqeras te Sarandes. Me anë të Kokes, policia shpreson të zbardhë dhe emrat e të tjerë personave të implikuar në këtë trafik, qe po zhvillohej ne zone nga toka ne det.
Gjatë këtij viti, policia e Sarandës ka bllokuar në territorin e saj administrativ mbi 2 ton lëndë narkotike dhe ka ndaluar 2 autorë.