E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet vlonjati me 22 kg kanabis do i transportonte në Itali

VLORE- Policia e Vlorës vendosi mbrëmjen e djeshme masën e arrestit ndaj një 36 vjeçari, i cili u kap me 22 kg lëndë narkotike të cilat tentoi t’i trafikonte drejt Italisë.

Sipas policisë  Spiro Kreku nga Himara, u bllokua pasditen e të shtunës në portin e Vlorës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Renault Scenic”, me targa BS 262 ZK, u gjetën 32 pako me lëndë narkotike të llojit kannabis sativa, të mbështjella me natriban të bardhë. Kreku u shoqërua në mjediset e komisariatit të policisë, ku disa orë më pas iu komunikua masa e arrestit, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se, arrestimi i 36 vjeçarit u realizua në kuadrin e operacionit “Renaulti”, rezultat i një pune hetimore disajavore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›