Kapiteni Cana: “Futbollistë e mi gati për luftë në Paris”

Olimpiku i Marsejës nuk ka kohë të "qajë" e të "mallëngjehet" me humbjen ndaj Nisës, pasi marsejezët do të luajnë të dielën në Paris. Një ndeshje e madhe dhe me një aromë krejtësisht të vecantë për Lorik Canën, ish-lojtar i PSG-së dhe kapiteni i ri i Olimpikut të Marsejës. Siti i njohur francez, sport24.fr, dërgoi korrospodentin e tij në Marsejë, Kler Rishe për të zhvilluar një bisedë speciale me mesfushorin e Kombëtares shqiptare.
Sport24: Lorik, në cfarë gjendje jeni ju pas humbjes së të mërkurës përballë Nisës në "Velodrome"?
Lorik Cana: Morali mbetet i mirë, pavarsisht se ne jemi dukshëm të zhgënjyer. Nga ana sportive, i rëndësishëm është gjithmonë rezultati dhe këtu, në gjashtë ndeshjet e para, ne kemi një mesatare prej një pike për takim. Kjo nuk është e mjaftueshme. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ta ndryshojmë këtë gjendje. Të humbasësh 2-0, është e vështirë ta durosh, por ne nuk do të ulim krahët për këtë.
Pas takimit, Pape Diouf tha se si kolektiv, ju kishit nivelin e kategorisë së dytë. Cfarë mendoni ju?
Kur nuk je mirë dhe kur humbet, është normale të jesh i kritikuar. Nga ana tjetër kjo na lejon të bëhemi më të fortë. Nuk kemi dëshirë të ulim kokën. Ne nuk kemi punuar keq, por na duhet të analizojmë përse ne ndodhemi në këtë gjendje, por ne kemi shansin të kapërejme këtë situatë të dielën.
Me largimin e Habib Bejesë, ju jeni kapiteni i ri zyrtar. A do t'iu sjellë kjo më shumë përgjegjësi sidomos në momentet e vështira si këto aktuale?
Po, edhe pse unë nuk kam pritur të kisha shiritin për ketë. Unë nuk do të ndryshoj në mënyrë radikale mënyrën time të të qenit, le të themi që unë do të jemi më i sigurt përpara skënës, kur nuk nuk mund të jetë shumë rasit im. Unë e marr këtë si një sfidë.
Të mbash shiritin e kapitentin të dielën në "Park de Prënsës" kundër PSG-gë, kjo do të jetë speciale për ju që keni qenë dikur parizien?
Sigurisht që ka qenë në planet e mia të karrierës prej vitesh, por unë e kam parë veten të mbaja shiritin në "Park" por pranë Parisit. Atje, do të mbaj atë të marsejes dhe do të jem shumë krenar për këtë, do të jetë një moment i vecantë. Me gjithë simpatinë dhe vetë dashurinë që kam për PSG-në, unë do ta vendos këtë mënjanë. Unë kam detyrë të coj njerzit e mi në luftë. Dhe janë nga ato lloj mbrëmjesh që i pëlqej shumë.
Është nga ato lloj ndeshje që i duhen Olimpikut të Marsejës për tu rinisur?
Po. Kjo ndeshje del nga e zakonshmja, pasi është midis dy ekipeve që nuk kanë shumë pikë aktualiasht. Do t'i lejojë njerës apo tjetrës të shtyhet përpara. Pas ndërprerjes 15 ditore do të jetë me e lehtë të jetojmë me një fitore. Ka gjithmonë e më shumë prestigj kjo sfidë në Marsejë. Në Paris gjithashtu por te Olimpiku i Marsejës është shumëfishuar. Atëherë ti duhet të kafshosh dhe topin e të jesh në 100 për qind. Ne e kemi treguar tashmë se ekipi ynë është një makinë që mund të mund të funskionojë në mënyrë perfekte kur ndodhet përpara një sfide. Dhe në do ta provojmë këtë në "Park".