E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Kapiteni nuk shitet”, Juventusi refuzon ofertën e Al Ahlit për Locatellin

Ndërsa pret të kompletojë skuadrën dhe të shesë lojtarët e tepërt, Juventusi i rezistoi sirenave arabe javën e kaluar për kapitenin e tyre.

Al-Ahli paraqiti një ofertë zyrtare prej 25 milionë eurosh për Manuel Locatellin, duke u përpjekur të bindte bardhezinjtë të shisnin një nga lojtarët e tyre kryesorë.

Përgjigja e drejtuesve juventinë ishte e qartë: një refuzim i menjëhershëm dhe asnjë hapje për negociata, për kënaqësinë e madhe të trajnerit Tudor, i cili e konsideron ish-lojtarin e Milanit një element kyç në mesfushë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›