Kapshticë, kapen në maune 8 afganë ilegalë
Policia kufitare ndaloi tetë shtetas afganë pasi hynë ilegalisht në Shqipëri. Bllokimi i tyre u bë në pikën kufitare të Kapshticës në Devoll. Shtetasit afgan pohuan se kishin si destinacion Italinë dhe donin të përdoronin si trambolinë Shqipërinë.
Burime nga policia e Korçës, bënë me dije se "shtetasit afganë po udhëtonin me një maune me targa turke, e cila transportonte profile hekuri në drejtim të Tiranës". Mësohet se veç grupit të klandestinëve afganë, policia ndaloi dhe drejtuesin e automjetit. Nga verifikimet rezulton se shtetasit e huaj hynë nga Greqia dhe do të shkonin në Itali.