E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshtice paralizohet levizja e emigranteve

Lëvizja e emigrantëve që kthehen në vendet e tyre të punës përmes pikës kufitare të Kapshticës është paralizuar si pasojë e një defekti.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, defekti është regjistruar në sistemin kompjuterik të palës shqiptare, ndërkohë që në atë greke puna vijon normalisht.

Sipas burimeve, ekspertë të elektronikës po punojnë për riparimin e defektit, që ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare.

Sapo kaloi festa e madhe e ndërrimit të viteve në pikat doganore të vendit nisi sërish qarkullimi masiv i udhëtarëve. Kapshtica ka qenë pika më e populluar nga emigrantët.

Mëngjësin e së martë në këtë pikë pati një fluks të dendur të udhëtarëve, në hyrje dhe në dalje, me palën greke që punoi me sportele te reduktuara duke shtuar vështirësitë për kalimin e kufirit.

Më 2 janar pala shqiptare nisi punën me 9 sportele, 6 prej të cilave në ndihmë të daljes së udhëtarëve, kurse 3 për hyrjen.

Ndërsa pala greke nisi punën vetëm me 1 sportel në hyrje dhe 1 në dalje, duke shkaktuar kështu radhë të gjata me automjete dhe njerëz në anën greke të doganës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›