Kapshticë, policia greke pengonshqiptarët, do 5 000 euro garanci
KAPSHTICË - Policia greke ndalon kalimin në kufi të shqiptarëve. Sipas korrespondentes tonë në Korçë Dafina Ismaili policia greke i kërkon 5 mijë euro si garanci për ditët e qëndrimit
Emigrantët e kthyer në kufi shprehen se pala greke i ka kthyer me motivin se nuk plotësojnë kriteret e lëvizjes së lire dhe u kërkon atyre 500 deri në 5 mijë euro si garanci për ditët e qëndrimit, ndërsa një pjesë e emigrantëve thonë se nuk kanë marrë asnjë arsye për kthimin e tyre.
Nga raportimi i orës 09:00 u mësua se dhjetra qytetarë shqiptarë janë në pritje në doganë për të hyrë në Greqi, ndërkohë që pala shqiptare dhe ajo greke ka zhvilluar dy takime për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.
(sg/shqiptarja.com)