E Diel, 1 Nëntor 2026

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: Berisha s’e çon dot PD në fitore

“Çfarë ere po fryn në Shqipëri?” Është kjo një nga temat e kësaj të enjteje në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse PD-ja do të mund të fitonte përballë kryeministrit Edi Rama në rast të zgjedhjeve të parakohshme, avokati Leonard Karaj u shpreh se kjo nuk do të ndodhte. Sipas tij, një përballje e tillë në këto kushte do të forconte më shumë Ramën.

Ndërkohë, gazetari Arbër Hitaj kritikoi mënyrën e funksionimit të PD-së dhe drejtimin e saj, duke u shprehur se partia ka probleme me mungesën e shpresës dhe vizionit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: E zëmë se ka zgjedhje të parakohshme. PD-ja fiton përballë Ramës?

Karaj: Jo, nuk fiton. Nuk duhet të shkohet në zgjedhje të tjera kështu, se Ramën e bëjmë mbret.

Hitaj: Nëse s’do të kishte PD-ja një Flamur Noka, do të duhej ta shpikte. Çdo parti duhet ta ketë ndonjë flamur. Kjo forcë politike do që në zgjedhjet e 2027-s t’i flasë vetëm oborrit të saj apo më tej? Qartazi, një pjesë e tyre nuk më thotë asgjë. Në thelb është një pastrim i Berishës, ka larguar Bylykbashin. Problemi që ka PD-ja është mungesa e shpresës. Berisha s’e çon dot në fitore këtë forcë politike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›