E Hënë, 2 Nëntor 2026

Karburanti në portin e Himarë shiste naftë pa kasë fiskale, procedohen administratori dhe menaxheri

Një subjekt karburanti në portin e Himarës është bërë objekt procedimi penal pasi u kap duke furnizuar mjete lundruese me karburant pa përdorur kasë fiskale. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ndërhynë pas marrjes së informacioneve mbi veprimtarinë e paligjshme.

Gjatë kontrollit, u konstatua se përfaqësuesit e karburantit po u shisnin pronarëve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese, që ndodheshin në port, rreth 6000 litra benzinë përmes një autoboti, pa përdorur pajisje fiskale automatike, duke shkelur ligjin për fiskalizimin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Ka nisur procedimi penal për dy shtetas:

S. K., 40 vjeç, banues në Krujë, me detyrë administrator i karburantit.

M. R., 51 vjeç, banues në Himarë, me detyrë menaxher i karburantit.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›