E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kardashian dhe Odom me linjë parfumi

Khloe Kardashian dhe burri i saj Lamar Odom janë duke planifikuar që të futen në industrinë e parfumit!

Odom ka treguar se çifti – të cilët janë në lidhje nga shtatori i kaluar –janë duke zhvilluar vetëm nënshkrimin për këtë brend.

“Unë dhe gruaja e ime jemi duke punuar për një aromë unikale. Ka mundësi që të quhet ‘Unbreakable”. Aroma pritet që të del se pari në treg për ditën e Shën Valentinit me 2011”, tha Lamar për revistën “In Touch Weekly”.

Lamar ka thënë se ai dhe Khloe po ashtu po planifikojnë që të krijojnë familje.

“Është diçka që ne e dëshirojmë. Është një gjë që ne punojmë gjatë gjithë kohës!”, tha ai.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›