Karnavalet, për Rihanna-n s’kanë fund!

Pikërisht, atëherë kur të gjithë menduan se “party” kishte mbaruar, Rihanna shpërthen sërish, përtej kufijve.
Pasi u shfaq rrugëve të Barbadosit deri në orët e para të mëngjesit, në “Crop Over Festival Foreday Morning Jam”, gjatë së shtunës, 25-vjeçarja u bë sërish pjesë e tij gjatë së hënës.
Këtë herë, këngëtarja e “Diamonds” është parë duke pirë mbi një balonë të hapur, teksa kërcente gjatë karnavaleve Kaddoment, pjesë e festivalit 8-ditor./Indeksonline/