E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kasanof nis turin në Ballkan, i dërguari amerikan takon Vuçiç në Beograd, brenda javës edhe në Prishtinë

Pas vizitës në Bosnjë  Hercegovinë, I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin perëndimor , Aleksandër Kasanof  udhëtoj  sot drejt  sERBISË. Pas mbërritjes në Beograd ai  u takua me presidentin Aleksandër Vucic ku  ky i fundit u ankua për situatën në Kosovë.

 “Duke folur për situatën në rajon, në radhë të parë theksova situatën e jashtëzakonshme të vështirë dhe komplekse në Kosovë dhe theksova kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb në Kosovë. Theksova se dialogu konstruktiv kërkon dy anë dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për bisedë dhe zgjidhje paqësore të problemeve, pavarësisht përshkallëzimit të panevojshëm të njëanshëm të tensioneve”, tha Vuçiç.

Vucic theksoi se Beogradi mbetet i përkushtuar për dialog dhe akuzoi Kosovem për tensionet e krijuara.

“Theksova se  për  një dialog  konstruktiv nevojiten  dy palë  dhe se  Serbia mbetet e përkushtuar për dialog dhe zgjidhje paqësore të problemeve, pavarësisht përshkallëzimit të panevojshëm të njëanshëm të tensioneve”, tha presidenti serb.

Këtë  javë pritet që i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor të vizitoj Kosovën, ku do të zhvilloj bisedime me zyrtarë të Qeverisë, shoqërinë civile dhe biznese. Kasanof  mori detyren e tij pas përfundimit të mandatit të paraardhësit Gabriel Escobar, i cili zhvilloi shumë raunde bisedimesh  me perfaqesuesit e  dy vendeve , por nuk arriti ti bindte të nënshkruanin një marrveshje. Tani mbetet për tu parë se cfarë strategjie pritet të ndjek emisari i ri i SHBA-ve për të arritur këtë qëllim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›