E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kasaphanë në Fier, aksident i trefishtë me 4 të plagosur. Bëhen “kurban” edhe 36 dele

Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Levan-Pishporo, në vendin e quajtur Qarr.

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar 4 të plagosur. Nga aksidenti e kanë pësuar edhe 36 kokë dhen, të cilat kanë qenë duke kaluar rrugën.

Paraprakisht, dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte njëri nga drejtuesit e mjetit, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›