Kasollja e vogel kthimi i teatrit te kenaqesia permes dialogut
Sesilia Plasari në punën e saj premierë në Tiranë propozon me komedinë franceze “Kasollja e vogël” raportet e hapura në çift si një hapësirë lunatikësh. Një spektakël që përjashton politizimin e gjithçkaje ku bie shpesh teatri ynë. Është kthim te ai lloj teatri që funksionon si dialog përmes kënaqësisë
Dashuria është fëmijë bohemi/
që ligjin s’e ka njohur kurrë/
nëse nuk më do ti, do të të dua unë/
dhe po të dashurova unë/ merri masat
Aria e Karmenit të Bizesë fut në skenë Suzanën, gruan që jeton mes dy zjarresh dashurie që ajo i ndez e i shuan sipas një trilli që ia zbulojnë rrethanat.
Rrethanat e pazakonta si ky ishull ku ndodhen personazhet e komedisë “Kasollja e vogël” e autorit francez Andre Rusë. Spektakli me regji të Sesilia Plasarit shfaqet deri në fund të majit në Teatrin Kombëtar të Komedisë.
Lidhja e re e hapur midis Filipit, bashkëshort i Suzanës dhe Martit, dashnorë prej gjashtë vjetësh, rrit oreksin e egoizmit nga secili krah. Po kërcënohet kasollja e vogël, streha e fundit për dashuri reciproke. Po futen në qorrsokak justifikimesh ndjenjat dhe personazhet po zbresin në realitetin ku çdo fjalë çon në keqkuptim.
Nuk e njohin më njëri-tjetrin tre njerëz që kanë ndarë veten deri dje.
Është gjuha e Rusësë, teksti i tij që kontrollon përhumbjen e personazheve, aftësinë e tyre për të gabuar pafundësisht në rendjen pas iluzionit. Regjisorja Sesilia Plasari ka propozuar një hapësirë lunatikësh në ishull krijuar nga skenografi Genci Shkodrani.
Martesën dhe familjen, dashurinë dhe seksin, çfarë i takon mashkullit që femrës nuk i lejohet ende, “Kasollja e vogël” e Rusësë këto fjalë kyçe i rreh me dialogë që kërkojnë në radhë të parë nga publiku të jetë dëgjues i mirë. Pa kuptimin e mendimit nuk vjen as humori dhe as ndjeshmëria që përcjellin Lulzim Zeqja, Ina Gjonçi dhe Genci Fuga.
Komedia u vu në skenë në vitin 1947 dhe vetë Andre Rusë luante rolin e dashnorit. Hollivudi e bën film.
Pas kësaj epoke të Francës së pasluftës diskutimi mbi seksualitetin i quajtur edhe revolucion edhe politik shtrihet në njëzet vjetëshin e ardhshëm. Në teatër kujtojmë dramën amerikane “Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf” i Eduard Olbit, apo “Çifti i shqyer” i Dario Fosë. Në kinema, përfundimet gati të frikshme që shpreh Stenli Kubrik te “Eys Wide shut”.
“Kasollja e vogël” në Teatrin e Komedisë përjashton politizimin e gjithçkaje ku bie shpesh teatri ynë me nevojat për alarme sociale. Është kthim i teatrit në funksionin e tij të parë si dialog përmes kënaqësisë.
Sesilia Plasari në punën e saj premierë me teatrin në Tiranë, zbulon një majë ajsbergu. Spektakli ngjiz shenja të shfaqjeve të saj të ardhme.