Kastrati, drejt largimit nga Dinamo?Sulmuesi shqiptar nga Kosova ka luajtur vetëm një herë në formacionin fillestar

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Bekim Kastrati është në prag të largimit nga Dinamo e Drezdenit, klubi gjerman i Bundesligës 3. Ish-sulmuesi i Kombëtares thuajse ka qëndruar në bankinë gjatë këtij sezoni dhe 30-vjeçari ka pohuar për gazetën “Bild”, se nuk i pëlqen ti shohë ndeshjet nga bankina. Sulmuesi shqiptar nga Kosova ka luajtur vetëm një herë në formacionin fillestar, ndërkohë që numëron edhe shtatë herë të tjera si lojtar zëvendësues, por me minuta të paktë në këmbë. Kastrati: “Natyrisht nuk më jep aspak kënaqësi qëndrimi në bankinë. Do të dëshiroja të kisha më shumë shanse të luaja nga fillimi. Deri në fundin e vitit janë dhe dy ndeshje, kështu që nuk dua të nxitohem të deklaroj nëse do të qëndroj apo jo”.
Numri i klikimeve - 3345
E Enjte, 10 Dhjetor 2009