E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastriot Islami, njeriu që raportonte për Ramën në ambasadën amerikane në Tiranë

Kabllogramet e Wikileaks vazhdojnë që të nxjerrin të dhëna interesante për Shqipërinë. Një prej tyre është edhe fakti se Kastriot Islami, ka qenë njeriu që raportonte në ambasadën amerikane në Tiranë për të gjitha lëvizjet e Ramës dhe Partisë Socialiste.

Strategu socialist Kastriot Islami i tha Ambasadës më 30 maj se ai dhe lidershipi i PS-së ka shpenzuar 90% të kohës duke u fokusuar në procesin e kartave të identitetit, listat e votuesve dhe zgjedhjen e emrave për komisionet elektorale. Islami pranon se kjo nuk i ka lënë kohë për të bërë fushatë. Islami dhe figura të tjera të PS-së i raportoi Ambasadës se janë vonuar në hapjen e zyrave elektorale në të gjithë Shqipërinë për shkak të mungesës së fondeve, krahasuar me PD-në. Dy vëzhgues jo nga PS-ja i kanë thënë Ambasadës se PS duket që nuk ka asnjë axhendë pozitive dhe po kryen një fushatë negative duke u përqendruar tek kritikat ndaj kryeministrit Berisha, thuhet në kabllogramet e Wikileaks.

Nga të dhënat, duket qartë që Kastriot Islami ka bërë një lojë të dyfishtë në Partinë Socialiste që para vitit 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›