E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kat 1 fiton Elbasani ngec Apolonia e Dinamo

Dinamo nuk fiton as në javën e tretë të Kategorisë së Parë, zhvilluar e gjitha këtë të shtunë, ndërsa Elbasani arriti një fitore prestigjioze në derbin e prefekturës, me rivalët e Shkumbinit.

Ndërsa dinamovitët barazuan 1-1 në Patos ndaj Albpetrolit, verdheblutë shënuan dy herë në secilën pjesë në “Ruzhdi Bizhuta”, për të mposhtur Shkumbinin me rezultatin 2-1. Midis rezultateve të tjera që bien në sy, frenimi i papritur i Apolonisë në Fier nga Burreli, “pokeri” i Pogradecit ndaj Tomorit të Beratit dhe suksesi i sarandiotëve në fushën e Mamurrasit. Rezultatet e javës së tretë Tërbuni Pukë-Luftëtari    0-0 Mamurrasi-Butrinti          0-1 Kamza-Ada Velipojë       1-0 Elbasani-Shkumbini        2-1 Apolonia-Burreli             0-0 Pogradeci-Tomori           4-1 Albpetrol-Dinamo           1-1 Himara-Veleçiku            2-0 Renditja pas javës së tretë 7 pikë: Apolonia Fier, Elbasani 6 pikë: Veleçiku Koplik, Tomori Berat, Butrinti Sarandë, Pogradeci 5 pikë: Burreli 4 pikë: Albpetrol Patos 3 pikë: Shkumbini Peqin, Kamza, Himara 2 pikë: Luftëtari Gjirokastër, Dinamo Tiranë, Tërbuni Pukë 1 pikë: Mamurrasi 0 pikë: Ada Velipojë Shënim: Kamza dhe Luftëtari kanë luajtur një ndeshje me pak / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›