Katalonasit: Mourinho ne të duam ty

Në ndeshjen e mbrëmshme mes Barcelonës dhe Athletico Madrid, tifozët katalonas të Barcelonës vazhdimisht përkrahnin skuadrën e tyre e cila po dominon plotësisht këtë vit në futbollin spanjoll.
Mes thirrjeve të ndryshme për skuadrën e tyre, katalonasit lakuan edhe emrin e Jose Mourinhos.
”Mourinho ne të duam ty. Mourinho duam që ti të qëndrosh. Rri Mourinho” këndonin tifozët e Barcelonës.
Këto thirrje ishin ironizuese pasi që sipas tyre qëndrimi i Mourinhos e ka bërë Realin të dobët sivjet./Indeksonline/.