E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katari mbështet ndërhyrjen në Libi

Kryeministri i Katarit, sheiku Hamad ben Jasem al-Tani, tha se vendi i tij mbështet ndërhyrjen ndërkombëtare në Libi.

"Katari do të marrë pjesë në veprimet ushtarake, sepse është e nevojshme që vendet arabe të marrin pjesë në to", tha ai.

"Situata në Libi është bërë e padurueshme. Ajo nuk është më një konflikt mes demonstruesve dhe policisë, por një luftë e hapur, në të cilën marrin pjesë mercenarë. Ajo duhet të ndërpritet menjëherë", tha kryeministri i Katarit.

Sipas tij, operacionet nuk kryhen kundër popullit të Libisë e as kolonel Gadafit dhe djemve të tij. "E rëndësishme është të ndalojë gjakderdhja", ka shtuar ai.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›