E Diel, 1 Nëntor 2026

Katarsis në PD, kush do të ikë e si do të jetë struktura e re

TIRANE- Parimi "një anëtar-një votë" që u aplikua në zgjedhjen për pas-ardhësin e Berishës në krye të PD-së, do të mundësohet edhe për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të kësaj partie. Kjo mënyrë zgjedhjeje do të sanksionohet në statutin e ri të PD-së, ku sipas këtij parimi, secili anëtar do të zgjedhë në mënyrë individuale kandidatët e kryesisë së PD-së, sekretariatin e ri dhe krerët e rinj lokalë. 

Me zgjedhjen e krerëve vendorë do të zgjidhen edhe delegatët që do të përfaqësojnë 39 degët e PD-së në Kuvendin e ri Kombëtar të PD-së. Procesi i ripërtëritjes së PD-së nis në shtator dhe është paralajmëruar edhe nga vetë kreu i saj, Lulzim Basha. Zgjedhjet përfshijnë nënkryetarët, sekretariatin, kryesinë dhe krerët lokalë të PD-së në mbarë vendin. 

Ndryshimet pritet të jenë rrënjësore nisur nga fakti se ato mund të lënë jashtë posteve aktuale emrat e drejtuesve aktualë, si Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi (i cili ka njoftuar dorëheqjen), apo zyrtarë të tjerë, si Ilir Rusmali, Flamur Noka, Fatos Beja, Edmond Spaho etj. 

(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare) 
(e.m/BalanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›