E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofa rrezikon 300 mije banore

Digat e hidrocentraleve kryesore ne veri te vendit jane te pasigurta dhe ne nje te ardhme shume te afert mund te rrezikoje seriozisht jetet e banoreve.
Ky eshte ne thelb raporti i pergatitur nga SECO (Sekretariati Zviceran i Shtetit per eshtjet Ekonomike), referuar situates ne vitet 2008-2009. Raporti i hartuar per llogari te qeverise shqiptare (KESH) dhe me kosto prej 1 milion e 500 mije franga, ve ne dukje problemet ne kaskadat Drin dhe Mat, mbi te cilet jane ndertuar hidrocentralet me te medha ne vend. Edhe pse i referohet inspektimit te kryer ne 2008, 2009-n, SECO parashikonte se ne te ardhmen, vendi do te rrezikohej seriozisht nga katastrofat. “Gjendja e tanishme e sigurise se digave eshte e pasigurt dhe nje fatkeqesi me permasa masive mund te konsiderohet e mundshme ne nje te ardhme jo te larget nese gjerat do te lihen te perkeqesohen me tej”, citon raporti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›