Kate Middleton në gjendje të mirë shëndetësore, publikohet foto e parë zyrtare pas operacionit

Kensington Palace ka publikuar foton e parë zyrtare të Princeshës së Uellsit që nga operacioni i saj abdominal në janar. Imazhi tregon princeshën me tre fëmijët e saj.
Fotoja shoqërohet me një mesazh për ditën e nënës së bashku me një “faleminderit” nga princesha për “mbështetjen e vazhdueshme” të publikut.
“Faleminderit për urimet tuaja të mira dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit”, thuhej në mesazh.
Ajo nuk pritet të kthehet në detyrat publike para Pashkëve.
Catherine, 42 vjeçe, kaloi 13 netë në Klinikën e Londrës, pranë Regent’s Park në Londrën qendrore, pas operacionit. Pallati ka ndarë pak detaje rreth gjendjes së saj, por ka sqaruar se nuk ka lidhje me kancerin./ BBC
/rtsh.al/