Kate Upton pozon për 100-vjetorin Vanity Fair
Upton pozon për 100-vjetorin Vanity Fair Me një tortë në dorë dhe qiri të ndezur modelja Kate Upton është shfaqur në numrin e fundit të revistës prestigjoze Vanity Fair.
Kjo është kopertina e rezervuar me rastin e 100-vjetorit të revistës amerikane, ku e përkëdhelura e fatit është pikërisht bukuroshja Upton, e cila është bërë edhe imazhi i revistës për këtë numër special.
Ajo shfaqet me flokë të verdha me onde, me buzë në ngjyrë të kuqe dhe duke mbajtur si aksesore vathë diamanti. Mediat e kanë komentuar jo pak ngjashmërinë e bukuroshes me ikonën e bukurisë, Marylin Monroe për shkak të sensualitetit mes dy vajzave.
Fotot janë realizuar nga fotografja Annie Leibovitz, ndërsa vetë Upton duket se nuk e ka aspak të vështirë të sjellë në kopertinë një femër joshëse si Monroe.
Sipas drejtuesve të revistës veshja dhe look-u janë zgjedhur qëllimisht frymëzuar nga vitet 50, duke theksuar se pa dyshim ky është urimi më seksi për ditelindje në historine e Vanity Fair. P.K
