E Hënë, 2 Nëntor 2026

Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë kremton ditën e hyrjes së Jezusit në Jerusalem

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë është kremtuar këtë të diel dita e hyrjes së Jezusit në Jerusalem dhe kjo njihet si Dita e Dafinave ( Palmave).

 Mesha e shenjtë e kësaj të diele u  mbajt nga Kryepeshkopi i Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani.

E Diela e Dafinave u kremtua në mbarë vendin, në Korçe, Gjirokastër , Fier, Berat, Elbasan dhe në të gjitha Katedralet dhe Kishat e vendit.

Pas liturgjisë hyjnore, qindra  besimtarë të pranishëm në meshë kanë marrë me vete  dafina duke i çuar në shtëpitë e tyre  për më shumë  shëndet në familjet e tyre.

Në mbrëmjen e të Dielës së Dafinave, kemi mbërritur në vigjilje të Javës së Madhe të vitit liturgjik të Kishës Ortodokse. Kjo është java më e madhe në Vitin Liturgjik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›