E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kategoria e Parë: Apolonia-Flamurtari dhe Besa-Lushnja në RTSH

Në fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 16-të të Kategorisë së parë. Takimet e kësaj jave do të luhen të gjitha në orën 13:30 të ndara në dy ditë, të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën do të luhen 4 ndeshje. Kryesuesit e Vorës do të presin në shtëpi Korabin, ndërsa Kukësi do të përballet me Valbonën. Erzeni-Pogradeci dhe Burreli-Kastrioti janë dy sfidat e tjera të ditës.

E diela rezervon dy takime shumë interesante. Në Fier do të luhet përballja Apolonia-Flamurtari, ndërsa Besa do të masë forcat me Lushnjën në “Egnatia Arena”. Të dyja këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›