E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kategoria e Parë: Burreli mund Orikun dhe rimerr kreun

Kategoria e Parë ka zhvilluar sot tri ndeshje të Grupit A, ku Burreli ka bërë detyrën ndaj Orikut duke rimarrë edhe njëherë vendin e parë në klasifikim. Toma në pjesën e parë dhe Vecaj në të dytën kanë sigluar suksesin e radhës për skuadrën matjane.

Fitore edhe për Besëlidhjen, që ka mposhtur pastër, 3-0 Veleçikun. Pas një pjese të parë pa gola, lezhjanët kanë shpërthyer në pjesën e dytë duke shënuar me Hoxhën, Dibrën dhe Danajn.

Partizani B ka shpëtuar në limite përballë Vorës duke marrë një barazim 1-1. Goli i Bërdufit në shtesë ka barazuar Lushakun që kishte shënuar që në minutën e parë të takimit.

KATEGORIA E PARË

Rezultatet/Grupi A

BURRELI 2-0 ORIKU

Golat: Toma 31′, Vecaj 60′

BESËLIDHJA 3-0 VELEÇIKU

Golat: Hoxha 53′, Dibra 65′, Danaj 79′

PARTIZANI B 1-1 VORA

Golat: Bërdufi 90+2′ / Lushaku 1′

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›