E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kategoria e Parë: Erzeni mund Orikun, anullohen ndeshjet e tjera

Në Kategorinë e Parë është zhvilluar vetëm një ndeshje gjatë ditës së sotme, ajo mes Erzenit dhe Orikut, fituar nga shhijakasit me rezultatin 2-0. Ndërsa sfidat e tjera, parashikuar për tu zhvilluar sot, janë anulluar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, reshjeve të dëborës. Besëlidhja-Partizani B, Korabi-Veleçiku, Burreli-Vora në Grupin A si dhe Pogradeci-Besa në Grupin B, nuk janë luajtur.

Ndërkohë, përsa i përket ndeshjes së vetme të zhvilluar në kategorinë e parë gjatë ditës së sotme, ajo mes Erzenit dhe Orikut, vendasit kanë arritur të triumfojnë falë golave të Hima dhe Xhabrahimi. Goli i parë u shënua në minutën e 11-të, pas një aksioni të gjatë, ku Hima ka lëshuar një të majtë të bukur për të zhbllokuar rezultatin. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Xhabrahimi ka shënuar golin e dytë nga pika e penalltisë. Një fitore e rëndësishme për shijakasit, që ngjiten në kuotën e 11 pikëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›