Kategoria e Parë/ Korabi dhe Besa fitojnë në transfertë, festojnë edhe Pogradeci dhe Iliria

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 2-të në Kategorinë e Parë. Korabi merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi ka mposhtur në Lezhë me rezultatin 2-1 vendasit e Besëlidhjes, sfidë kjo që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Besa ka marrë një fitore të thellë në Librazhd, duke mposhtur Sopotin vendas me rezultatin 4-0.
Iliria ka mundur 3-1 në Kukësin, me rezultatin 2-1 Pogradeci ka mposhtur Kastriotin.
Bylisi ka fituar 2-1 në transfertë përballë Orikut, në një sfidë që nisi me vonesë pasi mungonte ambulanca në stadium.