E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë/ Laçi dhe Pogradeci fitojnë në transfertë, Korabi nuk fal në shtëpi

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë. Laçi tregon forcën në “Roza Haxhiu”, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1 përballë vendasve të Lushnjës.

Me këtë fitore kurbinasit arrijnë Skënderbeun në kuotën e 54 pikëve në krye të renditjes, por korçarët luajnë nesër në Gjirokastër ndeshjen e javës së 24-t të kampionatit.

Një fitore të rëndësishme në transfertë ka marrë edhe Pogradeci i vendit të tretë, që ka mposhtur 2-1 Apoloninë në Fier.

Korabi ka mposhtur minimalisht 1-0 Kastriotin, falë një goli të shënuar nga Tepshi në minutat e fundit të sfidës.

Nesër luhet 3 takimet e tjera të javës së 24-t të Kategorisë së Parë. Takimet Luftëtari-Skënderbeu dhe Besa-Burreli mund ti ndiqni në rrjetin e Radio televizionit Shqiptar në orën 13:30.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›