E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë/ Osmanllari firmos me Besëlidhjen, Flamurtari zyrtarizon afrimin e radhës

Skuadrat e Kategorisë së Parë vazhdojnë të përforcojnë organikën në prag të startit të sezonit të ri.

Besëlidhja zyrtarizon afrimin e mbrojtësit Anteo Osmanllari. 27-vjeçari është një lojtar me eksperiencë, që më herët është aktivizuar edhe me Skënderbeun dhe Partizanin në futbollin shqiptar.

Edhe Flamurtari ka zyrtarizuar afrimin e radhës. Mesfushori senegalez Cheick Mariam Diane është blerja më e fundit e vlonjatëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›