Kategoria e Parë: Pogradeci-Skënderbeu dhe Burreli-Besa në RTSH

Java e katërt e Kategorisë së Parë do të luhet më 19 dhe 20 shtator. Të premten janë programuar tre ndeshje në orën 16:00. Pogradeci do të përballet me Skënderbeun, një ndeshje që pritet me shumë interes dhe do të transmetohet në RTSH Sport.
Ndeshja tjetër që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 2 është përballja Burreli-Besa. Laçi-Korabi është sfida tjetër e së premtes.
Të shtunën do të zhvillohen tre ndeshjet e tjera të javës së katërt, sërish në orën 16:00. Iliria do të përballet me Kukësin, Apolonia do të presë Kastriotin, ndërsa Lushnja do të luajë ndaj AF Luftëtarit.