E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Vora dhe Burreli konfirmojnë momentin e artë

Sapo kanë përfunduar tre ndeshje të vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë. Vora nuk gabon në shtëpi, mposht 3-0 Korabin dhe ruan e vetme kreun e renditjes, në pritje të rezultateve të skuadrave rivale, që do të luajnë ndeshjet respektive ditën e martë.

Burreli konfirmon momentin e mirë që po kalon, mposht 3-1 Kastriotin në shtëpi dhe konsolidon pozitat në vendin e katërt në renditje.

Valbona flirton me fitoren në “Kukës Arena”, por një gol i Danajt në minutat shtesë për vendasit u mohon tropojanëve një trepikësh të çmuar në transfertë. Mbyllet 1-1 sfida Kukësi-Valbona.

Kujtojmë që ndeshja Erzeni-Pogradeci, e programuar për sot, është shtyrë për të mërkurën për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›