Kategoria e Pare bindin Tomori e Lushnja

www.gazetaret.com - Tomori triumfoi 2-0 ndaj Apolonise ne Berat duke i shkaktuar humbjen e para fierakeve ne ndeshjen e vlefshme per javen e 4-te te Kategorise se Pare duke bere autokritiken me te mire pas humbjes 1-0 ne Puke ndaj Terbunit.
Kavajasi Dorian Bubeqi shenoi ne pjesen e pare dhe Klodian Arbri dyfishoi ne te dyten per beratasit e drejtuar nga Eqerem Memushi.
Lushnja pas humbjes 1-0 me Aden u zbras e tera ndaj Luftetarit te Gjirokastres me nje fitore bindese 4-0 ne Roza Haxhiu pikerisht ne debutimin e trajnerit te ri te gjirokastriteve Mustafa Hysi. Varfi me penallti Galica 2 dhe Hyso ishin autoret e goalave per skuadren e Artan Banos
Kamza e Eduard Zhupes pas hapit fals ne Pogradec fitoi 1-0 me Vloren gol i Klevis Dalipit ende pa pervojen e duhur per nje kampionat te nivelit te Kategorise se Pare.
Partizani i Neptun Bajkos shijoi piket e para ne kete sezon duke fituar 2-0 ne Selman Stermasi me Bilishti Sport duke lene menjane humbjet me Lushnjen dhe Beselidhjen. Te dy golat u realizuan me penallti nga Artan Karapici ne pjesen e pare.
Pogradeci fitoi ne transferte me Aden ne Velipoje. Ada shenoi e para me ane te Docit por Pogradeci u kunderpergjigj me ane te Jahaj dhe Celes.
Terbuni i Pukes fitoi 3-2 ne Gramsh Rustemi e Cekrezi shenuan per Gramshin ndersa pukjanet u kunderpgjigjen me Xhixhen Pepen dhe Dibren.
Mamurrasi shkaktoi nje tjeter surprize te bukur duke fituar 1-0 me Gramozin e Ersekes qe nga ana e tij pesoi humbjen e trete ne kater ndeshje.
I vetmi takim pa gola ishte ai midis Burrelit dhe Beselidhjes.
Pas javes se katert kryesojne me nga 9 pike Lushnja Tomori dhe Kamza. Apolonia dhe Mamurrasi kane nga 7 pike.
KATEGORIA E PARE
Java 4 29 shtator 2010
Lushnja-Luftetari 4-0
Ada-Pogradeci 1-2
Tomori-Apolonia 2-0
Burreli-Beselidhja 0-0
Mamurrasi-Gramozi 1-0
Partizani-Bilishti 2-0
Gramshi-Terbuni 2-3
Kamza-Vlora 1-0
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 29 Shtator 2010