E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, ja çfarë dhuroi java e dytë

Java e dytë e Kategorisë së Parë u mbyll me sfidën Lushnja – Skënderbeu, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Në ndeshjet e tjera, Laçi triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Kastriotit.

Burreli mundi Kukësin 2-0, ndërsa Apolonia dhe AF Luftëtari u ndanë në barazim 1-1.

Korabi – Besa dhe Iliria – Pogradeci u mbyllën 0-0.

Pas dy javëve të para, renditjen e kryeson Laçi me 6 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu me 4 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›