E Martë, 3 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, java e 15-të me sfida interesante

Kategoria e Parë ka hyrë në një fazë të nxehtë tashmë ku gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë. Java e 15-të pritet të dhurojë përballje emocionuese. Ditën e dielë do të luhen katër sfida. Në orën 13:30, Kastrioti do të presë Tomorin, një sfidë ku dy skuadrat po kalojnë një moment negativ.

Ekipi krutan nuk fiton prej shtatë ndeshjesh radhazi, ndërsa beratasit renditen në vendin e parafundit me 10 pa marrë tre pikë.  Bylis do të presë Luzin, një sfidë që në letër duket e lehtë për ballshiotët, ndërsa dy sfidat e së shtunës janë Lushnja-Burreli dhe Besa-Korabi. Java e 15-të, do të mbyllet me dy sfida.

Duke filluar nga ora 12:30, Apolonia do të sfidojë AF Elbasanin,  një përballje pa favoritë, e të dyja skuadrat do të kërkojnë suksesin për të mos humbur kontaktet me kreun. Ndërkohë, po në orën 12:30, do të zhvillohet takimi mes Vorës dhe Flamurtarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›