Kategoria e Parë në RTSH/ Iliria mposht Flamurtarin dhe merr kreun

Iliria ka mundur 2-1 Flamurtarin në Fushë Krujë, në sfidën që mbylli javën e 8-të të Kategorisë së Parë.
Sfida e transmetuar në RTSH 2 ka qenë e bukur dhe e luftuar. vendasit mbyllin pjesën e parë në avantazhin minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Adolf Selmani.
Iliria shënon edhe golin e dytë me Ololan në pjesën e dytë, ndërsa në fundin e takimit Korreshi shënon golin e vetëm të vlonjatëve.
Iliria merr një fitore të çmuar përballë një rivali direkt dhe ngjitet në kuotën e 15 pikëve në klasifikim. Vlonjatët ndalen pas 3 fitoreve radhazi në kampionat dhe mbeten në kuotën e 12 pikëve në renditje.