Kategoria e Parë në RTSH/ Java e tretë luhet të mërkurën, 6 sfida mjaft interesante

Java e tretë e kampionatit të Kategorisë së Parë, që transmetohet në RTSH, do të luhet e gjitha këtë të mërkurë, në orën 16:00. Kukësi pret Pogradecin, ndërsa Korabi luan në shtëpi ndaj Ilirisë.
Në Mallakastër, Bylisi do të presë Besëlidhjen, ndeshje që do të transmetohet në RTSH Sport. Besa do të kërkojë fitoren ndaj Orikut. Burreli sfidon Sopotin në ndeshjen që do të vijë drejtpërdrejt në ekranin e RTSH 2, ndërsa Kastrioti dhe Flamurtari do të matin forcat në duelin e fundit të kësaj jave.
Java 3
Kukësi–Pogradeci, 16.09.2026 16:00
Korabi–Iliria, 16.09.2026, 16:00
Bylis–Besëlidhja, 16.09.2026, 16:00
Besa–Oriku, 16.09.2026, 16:00
Burreli–Sopoti, 16.09.2026, 16:00
Kastrioti–Flamurtari, 16.09.2026, 16:00