E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kategoria e Parë në RTSH: Pogradeci dhe Lushnja ndajnë pikët

Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 sfida e fundit e javës së parë të Kategorisë së Parë, përballja Pogradeci-Lushnja, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Dy skuadra që synojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, matëm forcat në debutimin sezonal, por në fund të 90 minutave si liqenorët edhe lagunarët nuk arritën të merrnin më shumë se një pikë.

Ka qenë një ndeshje e bukur dhe e luftuar, por asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës. Përfundon në barazim 0-0 kjo sfidë me dy skuadrat që nisin sezonin me nga një pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›