E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, përcaktohet data dhe stadiumi i ndeshjes play-off Kukësi-Butrinti

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Komisioni i Ligave dhe Garave ka vendosur datën, orarin dhe stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e “play-off”-it për Kategorinë e Parë mes Kukësit dhe Butrintit.

Takimi Kukësi-Butrinti do të luhet më 28 maj, në orën 15:00, në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Kjo ndeshje do të përcaktojë ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin sportiv 2026-27.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›