Kategoria e parë në RTSH/ Iliria dhe Pogradeci ndahen në “paqe”

Kategoria e parë ka zbritur në fushën e lojës për sezonin e ri, ndërsa për shikuesit në ekranin e RTSH2 është transmetuar sfida mes Ilirisë dhe Pogradecit. Skuadra vendase zhvilloi volum loje ndaj Pogradecit, krijoi raste, por pa arritur të finalizojë si duhet. Sfida u mbyll në barazim 0-0.
Një tjetër ndeshje interesante e kësaj jave të parë ishte dhe ajo mes Bylisit dhe Sopotit që u mbyll në barazim 1-1. Ballshiotët kaluan të parët në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga Emini, por u goditën në shtesë nga një gol i shënuar nga Atanda.
Kukësi ka mposhtur me rezultatin 2-0 Besëldhjen e sapoardhur në Kategorinë e Parë me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Demircani dhe Pjeshka.